Talea Coast

Plazhi i Tales ndodhet në një nga zonat më të ruajtur dhe të paprekur të detit Adriatik, midis plazheve të dendura të Durrësit dhe Shëngjinit, me një plazh të virgjër, arkitekturë bashkëkohore duke e shndërruar në destinacionin më të ri turistik në Shqipëri.

Talea Coast ndodhet brenda një rrezeje prej 300 km nga vendet kufitare, si Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova, duke e bërë atë lehtësisht të arritshme për fqinjët tanë, por edhe për individët nga vende të ndryshme që dëshirojnë të investojnë dhe të pushojnë në një nga vendet më të bukura në Riviera Adriatik.

 

Vilat jane te pozicionuara me pamje nga deti dhe përbëhen nga dy njësi te bashkengjitura, nga një oborr i gjerlbëruar e i shfrytezueshëm. Pjesa kryesore e vilës përbëhet nga ambjenti i ditës me një sallë pritje moderne nga ku mund të shijosh pamjen e detit dhe ambjenti i ngrënies. Në katin e dytë përfshihen ambjentet e natës, me nga 2 dhoma gjumi.

Vilat e bashkëngjitura janë të projektuara me 2 hyrje për secilën njësi, të cilat ndodhen në vijën e parë të projektit, vetëm 150 m larg bregut të detit. Këto vila përbëhen nga 2 njësi, me sipërfaqe totale 111.6m²- 113m².

Oborr dhe parkim individual.

 

Godinat 2 katëshe janë vendosur në vijën e dytë, kanë pamje nga deti dhe akomodojnë 4 familje duke mundësuar komoditetin për pushime sa me të qeta e relaksuese.

Këto apartamente janë ideale për familjet të cilat duan të jenë prane detit por dhe të kenë oborrin e tyre të gjelbëruar. Apartamentet në katet përdhe përfshijnë: oborrin e gjelbëruar dhe postin e parkimit individual.

Këto godina përbëhen nga 4 apartamente individuale 1+1, me sipërfaqe totale që variojnë nga 69.7 m² – 71 m². Apartamentet janë të organizuara në ambientin e ditës së bashku me kuzhinën, një dhome gjumi dhe një tualet.

 

Godinat 3 katëshe, të pozicionuara në vijën e tretë përfshijnë 9 apartamente 1+1 me sipërfaqe nga 72.8 m² deri në 78.3 m², ku secili apartament është i organizuar në ambjentin e ditës me vetrata panoramike, dhomë gjumi dhe tualet.

Këto godina që përbëjnë dhe pjesën më të madhe në këtë projekt janë projektuar për 9 familje, të cilat duan të kalojnë ditët e nxehta të verës në plazhin e mrekullueshëm të Tales.