AKTIVITETE

Shqipëria konsiderohet si një vend me potencial të lartë turistik, male spektakolare, pyje të shumtë, lumenj si dhe plazhe me gurë dhe rërë. Kryesisht turizmi në Shqipëri ndahet në tre kategori: Turizëm bregdetar dhe malor; turizëm historik dhe kulturor; turizëm sportiv

Vija bregdetare me plazhe të mrekullueshme ranore e shkëmbore, ka një gjatësi prej 470 km përgjatë detit Adriatik në veri dhe detit Jon në jug të vendit. Natyra e egër, me male të larta dhe pyje të dendura janë atraksionet e turistëve që kërkojnë aventura, ecje të gjata dhe ngjitje malore përgjatë gjithë vitit. Ajo është e përhapur në zonën e veriut dhe të lindjes dhe kryesisht në zonën e jugut për eksplorimet me kanoe në Kanionet e Skraparit dhe te Syri i Kaltër. 

Shqipëria gëzon një potencial turistik të lartë jo vetëm falë bukurive natyrore por edhe falë trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike. 3 qytete Shqiptare janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO,  pa permendur qytetet e shumta me trashegimi të pasur historike, sociale, e kulinare.

Vitet e fundit është zhvilluar shumë dhe turizmi sportiv me aktivitete si paragliding, rafting, etj, duke nxjerr në pah zhvillimin e asaj që njihet si “turizmi i aventurës”.

Nga pozita e saj e privilegjuar gjeografike, Talea Coast ju lejon të arrini lehtësisht të gjithë  destinacionet  turistike, historike, e aventureske të Shqipërisë.

PESHKIM

Ju mund të keni kënaqësine të provoni peshkimin në ujrat e plazhit të Tales që mund të jetë një aventurë e re per ju apo zgjim i një pasioni të vjetër.

Prania e një pishine qendrore ju ofron gjithashtu mundesinë e praktikimit të notit por per ju do jetë sigurisht më stimuluese të zhyteni në ujërat e kristaltë të Adriatikut.

PIKNIK & BARBEKJU

Hapesirat e virgjera dhe të paprekura të zonës por edhe oborret e gjelbëruar e të shfrytëzueshem ju japin mundesinë e organizimit të pikniqeve dhe barbekjuve me familjaret dhe njerëzit e dashur, duke përmbushur kështu pushimet në kontakt me natyrën, në relaks të plotë dhe komfortin që të jep një strukurë me të gjithë sherbimet.