Kompleksi Talea ndodhet 55 km nga Tirana ; 221 km nga Prishtina ; 52.3 km nga Tirana International ; 257 km nga Shkupi ; 115 km nga Podgorica ;
67.7 km nga Durrësi ; 184 km nga Struga.
Talea Coast gjithashtu disponon shërbime të shumta, që e bëjnë një kompleks prestigjoz:
Pishinë për të rritur dhe fëmijë shumë pranë beach bar të rezidencës, me sipërfaqe 1500 m2.
Në brendësi të kompleksit si edhe buzë detit, ju do të keni mundësinë të eksploroni restorante me menu tradicionale dhe menu ndërkombëtare. Vendndodhja me pamje nga deti është perfekte për një drekë apo darkë relaksuese.
Beach Bar-i ofron kokteile të përsonalizuara, lëngje të freskëta dhe akullore për të gjithë familjen, të gjitha për një pauzë të kendshme gjatë ditës ose për një aperitiv me pamje nga deti.
Ju do të keni mundësinë të gjeni të gjithë produktet e domosdoshme si edhe një shumëllojshmëri produktesh në supermarketin në qendër të resortit, gjithashtu edhe 8 dyqane private të pavarur, duke shmangur levizjet për të përmbushur nevojat tuaja.
Një kënd lojrash posaçërisht për femijët, i sigurtë dhe mikpritës, do të jetë gëzimi i tyre të cilët do të mund të kalojnë kohën e lirë, të miqësohen e të ndajnë eksperienca me bashkëmoshatarët banorë të resortit.
Kompleksi ofron parking të garantuar dhe falas për të gjithë rezidentët e saj. Kompleksi ka një strukturë mjaft të organizuar ndërlidhje rrugore.
Gjatë të gjithë vitit, do të jetë aktiv shërbimi i monitorimit me kamera sigurie 24 orë, duke ofruar një siguri maksimale pa kompromentuar në privatesinë e banorëve.
Linja të dedikuara personale interneti në rezidencën tuaj.
Linja të dedikuara personale interneti në rezidencën tuaj.
Projekti Talea Coast ka lindur nga iniciativa e “MARGIS-ITALIA” sh.pk, një kompani shqiptare me kapital italian, pas zhvillimit të fortë të turizmit që Shqipëria ka përjetuar në vitet e fundit.
Nga të dhënat që lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit, përveç industrisë së prodhimit, janë bukuritë natyrore që aktualisht përbëjnë burimin më të mirë të të ardhurave, që provojnë edhe zhvillimin e turizmit së fundmi.
Kërkesa rreth apartamenteve për të kaluar pushimet bregdetare është shumë e madhe, siç dëshmohet nga zhvillimi i fortë i strukturave të shumta të destinuara për këtë qëllim.